Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përmbytjet/ Fshatra të tërë në izolim total prej ujit, shkatërrimit të rrugëve dhe rrëshqitjes së dherave. Shkodra kërkon shpalljen e emergjencës lokale

Për shkak të shirave të dendur të ditëve të fundit janë paraqitur mjaft probleme në vend, të tilla si bllokim aksesh rrugore, prishje rrugësh, mungesë të energjisë elektrike si dhe zgjerim i sipërfaqeve të përmbytura.

Në Dukagjin raportohen rrëshqitje dherash në aksin Prekal – Kir – Breg lumi. Sipas banorëve të zonës jane 3 fshatra te izoluar për shkak te bllokimit te rruges. Përveç bllokimit te rrugës, banorët ankohen se vuajnë dhe mungesën e energjisë elektrike prej disa ditesh. Si pasojë e bllokimit të këtij segmenti rrugor, zona e Dukagjinit është totalisht e izoluar.

Ndërsa në Shkodër është zgjeruar harta e sipërfaqes së tokave të përmbutura. Si pasojë e reshjeve dhe shkarkimeve nga Hec eshte zgjeruar harta e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës ku në krahasim me ditën e djeshme kemi një shtim prej 615 ha tokë, duke e çuar në 2065 ha sipërfaqen totale të tokave të përmbytura. Problem mbetet Njesia e Anes se malit me nje siperfaqe prej 1550 ha ku me i goditur mbetet fshati Obot ne te cilin niveli i ujit arrin ne mbi 1 meter duke bërë që levizja të bëhet përmes varkave lundruese.

Në lidhje me situatën e vështirë në Shkodër, ka folur dhe Kryetarja në Detyrë, Voltana Ademi, e cila ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme lokale, duke qenë se pritet që situata të përkeqësohet në vazhdim.

Prrenjasi është një tjetër qark që po vuan pasojat e reshjeve të dendura. Në orët e para të mëngjesit të sotëm për shkak të reshjeve ka pasur prurje të shumta uji në rruget e qytetit Prrenjas. Për shkak te bllokimit te pusetave, uji ka vërshur në rrugë duke veshtiësuar qarkullimin e makinave dhe lëvizjen e qytetarëve në disa lagje, uji ka vërshur edhe nga rruga kryesore edhe në aksin kryesor Prrenjas.

Librazhdi gjithashtu është prekur nga reshjet e mëdha të orëve të fundit. Në lagjen “Ish Ushtaraku” ka pasur reshqitje masive dherash qe diten e djeshme duke rrezikuar tre banesa si edhe rrugen e lagjes. Rreshqitje kane shkaktuar rrëzimin e një shtylle të energjisë elektrike si edhe këputjen e disa tubave të Ujësjellësit. Banorët kanë lajmëruar Bashkinë Librazhd dhe janë në pritje të një ndërhyrjeje për të evituar probleme më madhore siç mund të jetë dëmtimi i banesave afër apo shembja e gjithë rrugës gjë e cila do të sillte problem në lëvizjen për disa banorë.

Qarku i Vlorës nuk ka shpëtuar nga problemet e reshjeve intensive. Situata paraqitet problematike në rrugët e fshatrave të Selenicës. Rrugë të pakalueshme raportohen në dhjetëra fshatra. Rrugët të bllokuara për shkak të shkarjes së dherave, por dhe shkarje të rrugëve në disa raste duke i bërë të pakalueshme.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *