Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përmbytet Berati, pak orë reshje paralizojnë pjesën më të madhe të qytetit (Foto+Video)

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit, duke shkaktuar probleme në çdo aks rruge dhe në shumë lagje. I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Rreshjet intensive të shiut që vijojnë ende pa ndërprerje, kanë vërshuar në disa nga rrugët kryesore të qytetit që janë ende nën pushtetin e ujit dhe në shumë lagje, ku njerëzit po qarkullojnë me vështirësi.

Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”, “Kthesa e Gjykatës”, “Stadiumi i Vjetër”,  “Çelepias”, “Tregu Industrial” etj, ku uji ka vërshuar në rrugë.

Shiu nuk ka kursyer as Tregun Industrial dhe Stadiumin e Vjetër të qytetit, që prej disa orësh janë në ujë ashtu si dhe shumë lagje të qytetit, ku është e pamundur të hysh në këmbë pa çizme.

Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë mendohet të jetë bllokimi i tubacioneve nëntokësore të ujërave, të cilat kanë bërë që i gjithë uji të dalë në rrugët e  qytetit dhe në çdo lagje.

Reshjet e shiut por edhe prurjet e mëdha nga përrenjtë kanë sjellë edhe rritjen e prurjeve të lumit Osum, kuotat e të cilit sa vijnë dhe rriten. Sipas raportimeve, në rrugë kanë dalë shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e shërbimit të bashkisë, të cilët po zhbllokojnë pusetat e bllokuara nga prurjet dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *