Një anije e cila po transportonte emigrantë drejt vendeve të Europës gjatë ditës së sotme është përmbysur në Detin Mesdhe e për pasojë kanë humbur jetën 43 persona.
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin ka njoftuar për përmbytjen e anijes, ku ka thënë se ishte katastrofa e parë detare në 2021.
Mësohet se viktimat janë emigrantë të paligjshëm të cilët po tentonin të kalonin nga Afrika Veriore për në Itali.
Sipas mediave të huaja, shpesh Mesdheu është bërë dëshmitar i tragjedive të ngjashme ku pothuajse çdo ditë nga brigjet e Libisë nisen qindra emigrantë për në Perëndim.
Vitet e fundit Bashkimi Europian ka bashkëpunuar me rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të ndaluar kalime të tilla të rrezikshme në det.