AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përmbysen dy makina dhe përfundojnë në kanal, plagoset 23-vjeçarja

Dy makina kanë përfudnuar në një kanal në rrugën Rinas-Fushë Krujë pranë vendimit të quajtur “Kthesa e Bubqit”.

Dy automjetet, kanë përfunduar në kanal, ndërsa është plagosur 23-vjeçarja me iniciale I.S, e cila është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 22.02.2020, në autostradën Laç-Fushë Krujë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Toyota” e cila është dërguar në spital  nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *