03:29 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përlotet deputetja socialiste, i lexojnë live në emision pjesë nga ditari i njeriut të saj të shtrenjtë

19:57 | 19/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përlotet deputetja socialiste, i lexojnë live në emision pjesë nga ditari  i njeriut të saj të shtrenjtë

Mimi Kodheli është një prej figurave politike më të njohura në Shqipëri. E ftuar në studion e “Rudina” ndryshe nga herë të tjera, Kodheli foli për jetën private. Gjatë emisionit politikanes i rikujtuan faqen e parë të ditarit të të atit, i cili e kishte shkruar ditën e parë që ajo kishte lindur. Fjalët e tij kanë prekur Kodhelin e cila e emocionuar dhe me zërin që i dridhej nuk mundi t’i mbajë dot lotët.

“Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm, i drejtë dhe punëtor”, këto ishin fjalët me të cilat babai i politikanes mbyllte faqen e parë të ditarit kushtuar të bijës.

“Babai im ishte një djalë shumë vizionar dhe mendjehapur edhe pse jetonte në një epokë të vështirë. Unë kam patur një lidhje shumë të veçantë me të edhe ajo gjë që s’mund të kaloj pa u vënë re është ajo që ai thotë në fund: “Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm i drejtë dhe punëtor”. Kjo është edukata që familja më ka dhënë. Kërkoj ndjesë për prekjen, por ai është larguar herët nga jeta dhe nuk mund të mos mallëngjehem sa herë bëhet fjalë për të. Ai është larguar në moshën 54-vjeçare, në atë kohë unë e kam patur djalin 4 muajsh dhe ai sot është 28 vjeç. Edhe pse nuk është më, ai rri tek unë çdo ditë, fle tek unë çdo ditë dhe më korrigjon kur gaboj dhe është gjithmonë drita jeshile në tunelin ku unë futem. Ai është drita ime dhe ka ndikuar në shumëçka unë jam.

Edukata që më kanë dhënë ma ka bërë më të thjeshtë jetën dhe karrierën dhe më duhet të jem falënderuese deri në vdekje atij dhe mamasë time”, tha Kodheli.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: babaimimi kodheli
Pas

70 milionë meshkuj beqarë, sociologët paralajmërojnë pasoja të tmerrshme për shoqërinë

Para

Lubonja: Ju tregoj pse raporti i Brukselit për Shqipërinë ishte i rremë!

Para
Lubonja: Do ia ndjeni krismën Vettingut! Kamikazja Arta Marku po mbyll vrimat e rrjetës Rama-Lu

Lubonja: Ju tregoj pse raporti i Brukselit për Shqipërinë ishte i rremë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.