Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përleshje mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë, 6 persona plagosen. Ç’thotë policia

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak pas mesnate në periferi të Athinës, ku pas një sherri masiv mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej tyre në gjendje më të rëndur. Ende nuk dihen identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur, dhe as shtetësia e tyre.

Paraprakisht thuhet se sherri ka ndodhur mes grupeve shqiptare dhe greke, ndërsa policia në shtetin helen thotë se ngjarja nuk ka lidhje me protestat e zhvilluara para ambasadës shqiptare.

Policia greke insiston që të mos e lidhë ngjarjen e ndodhur mbrëmë me vrasjen nga RENEA të shtetasit grek në Gjirokastër. Situata mes dy vendeve ka qenë mjaft e tensionuar, teksa Agimi i Artë ka udhëhequr një protestë me thirrje në kor kundër shqiptarëve. Mediat e vendit fqinj nuk e përjashtojnë mundësinë që përleshja të ketë lidhje me protestat, edhe pse policia thotë të kundërtën. Në vendin ku ka ndodhur sherri është gjetur dhe një pistoletë.

Kujtojmë se paraditen e djeshme shtetasi grek Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit. Pas kësaj ai u largua nga vendi ku hapi zjarr, në drejtim të depos së ujit, dhe pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për thirrjet e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

‘’Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh”, sqaronte dje policia shqiptare.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *