Situata në Pikën Kufitare të Kakavijës vijon të mbetet shqetësuese, madje ajo është përkeqësuar edhe më shumë në orët e fundit. Burime për FaxNews, bëjnë me dije se prej një ore pala greke ka mbyllur portat nga ana e saj, duke bërë që gjatë orës së fundit të mos ketë kaluar asnjë nga 40 automjetete që ndodhen në hapësirën midis dy kufijve.
Situata pritet të agravohet ndjeshëm pas papërgjegjshmërisë që po tregojnë autoritetet greke në doganë. Radha e automjeteve që presin të kalojnë në pikën kufitare arrin në mbi 20 km dhe temperaturat e larta përbëjnë një problem jetik për familjet shqiptare me të moshur dhe fëmijë në automjetet e tyre.