Gjendja shëndetësore e grevistes në Ballsh, Silva Fejzaj është përkeqësuar dhe për pasojë u dërgua me urgjencë në spital. Ajo u dërgua me një automjet privat nga kolegët. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është në gjendje të rëndë dhe nuk arrin të flasë.
Sapo ka mbërritur në spital, pranë Silvës janë gjendur 5 mjekë që po i japin ndihmë mjekësore. Prej 10 ditësh, naftëtaret janë futur në uzinë dhe thonë se nuk do të largohen derisa të marrin një zgjidhje.
Greva ka nisur prej gati një muaji, por ishin naftëtarët meshkuj që qëndruan për 18 ditë derisa gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua. (A.M/Faxweb.al)