Nga personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Shkodër, dy prej tyrëe kanë shfaqur probleme të rëndë të cilët janë nisur me ambulancë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.
Lajmi është pohuar edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila ka reaguar në lidhje me rastet e reja të zbuluara në këtë qytet me koronavirus pas testimeve duke njoftuar gjithashtu se dy personatjanë të moshës 65 dhe 75 .
Reagimi i plotë:
? Nata e kaluar, fatkeqësisht ka shënuar një tjetër rritje të numrit të të infektuarëve, të konfirmuara nga testimi në Shkodër. Dy persona, të moshës 65 dhe 75 vjeç janë dërguar me urgjencë në Tiranë pas përkeqësimit të gjendjes së tyre shendetësore.
Vazhdojmë të kemi një rritje progresive të rrezikshme për qytetin tonë!
Janë disa nga shenjat e dukshme të neglizhencës së qeverisë në menaxhimin e pandemisë.
? Dy javë më parë, në emër edhe të qytetarëve shkodranë kemi kërkuar shtimin e numrit të testeve si dhe informacion lidhur me:
-Numrin e personave që kanë kryer testet.
-Numrin e personave që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127.
-Numrin e individëve që orientohen të qëndrojnë në shtëpi me shenja të dyshuara të epidemisë.
-Numrin e personave që janë orientuar sipas protokollit shëndetësor për analiza paraprake pas shqetësimeve që kanë patur, si dtë dyshuar me COVID-19.
Asnjë nga këto kërkesa nuk u morën parasysh, duke mos bërë as minimumin e transparencës me qytetarët në një moment shumë të vështirë për Shkodrën e Shkodranët. Pa folur për mungesën e mbështetjes për individët dhe familjet në nevojë në të gjithë territorin e vendit.
? Këto ditë, lutja ime është për të gjithë është e njëjtë: Të ndihmojmë secili veten me sjelljen tonë të kujdeshme! Distancimi e qëndrimi në shtëpi pakëson rriskun për pasojat për familjet tona, fëmijët e prindërit, për nënat e baballarët, gjyshërit, për të afërmit, për shoqërinë tonë, për jetën e qytetit tonë.
Bashkia Shkodër, do të vazhdojë mbështetjen ushqimore dhe materialet higjienike çdo ditë për individët dhe familjet më në nevojë në territor.
Përballja është e vështirë, por jo e pa mundur! Shëndeti është mbi gjithçka!
?#qendroneshtepi
Pas zbulimit t 12 personave më koronavirus dy ditë më parë në Shkodër në mes 15 personave që u testuan, vijojnë të vijnë shifra alarmante të personave të infektuar në këtë qytet.
Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se 9 persona kanë rezultuar pozitiv nga 20 tampon të marrë ditën e djeshme në Shkodër.
Burimet pranë DSHP Shkodër bëjnë me dije se këta 9 persona, kanë pasur kontakt me dy familjet të cilët kanë rezultuar me persona pozitiv në lagjen Dobrac dhe Kiras në Shkodër.
Numri i personave të prekur në Qarkun e Shkodrës shkon në 35, ndërsa në Bashkine Shkodër 31
Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet që këto pacientë kanë pasur me persona të tjerë në mënyrë që të zbulohen dhe më pas izolohen raste të tjera mbartës të virusit vdekjeprurës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
(F.GJ/FAXWEB.AL)