Me përkeqësimin e motës këtë fundjavë, kanë rinisur reshjet e borës në Dibër e Bulqizë.
Mëngjesi i sotëm ka risjellë reshjet e borës, të një pranvere të vonuar. Dimri që mbajti me kohë të mirë, duket se nuk po del kollaj.
Dëbora nuk ka ngjitur në asfalt, dhe trashësia në qytet shkon 5 cm, ndërsa në zona të thella me lartësi mbidetare më të madhe trashësia arrin në 15 cm.
Nuk ka probleme në rrugët nacionale, dhe në njësitë administrative.
(E.H/Faxweb.al)