Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Përgjimi që nxjerr zbuluar atentatorin e Mishel Prelës: Lekët te shtëpia sot mbasdite,njëzet e pesë, tridhjetë

Përgjimi mes vëllezërve Milklar Tola dhe Ermir Tola, është një nga provat më të forta në dorën e Prokurorisë që lidh të parin me planin e ekzekutimit të Mishel Prelës, shkruan “Panorama”. 

Ky përgjim  është bërë  në ambientet e Policisë së Tiranës, ku Miklar Tola, i cili thirret ndryshe edhe “Koli”, i kërkon vëllait të takojë Shkëlzen Bucin për t’i marrë 25 apo 30 mijë euro.

 

PËRGJIMI:

Ermiri: A je ngatërru me ndonjë gjë.

Miklari: Po, po. Ej ato asnji eee. Kur të dalësh tako Gertën. Gertën duhet me e gjet patjetër. Vetëm ti dhe Gerta. Duhet me gjet patjetër Xenin. Ndoshta ka fol Gerta, por më tha Koli tua a nigjo? S’kan shkui lekët sot pasdite te shpia.

Ermiri: S’kan shku lekët.

Miklari: Eee afrohu. S’kan shku lekët sot mbasdite te shpia dhe avokati më i mirë të vij këtu e të më nxjerri thuaj. Ta mbaj e di vetë ai shoku se çfarë do e gjej, kaq. Do flasi Koli thuaj.

Ermiri: Të q… mos mbaj asnjë që them.

Miklari: Nuk kam mbajt asnjë gjo un o shok. As nuk kam mbajt gjo, as nuk kam nxjerrë njeri gjo. S’kam çfarë mbaj. Nuk kam bo gjë unë me dorën time o shok. Më hajn k…

Ermiri: Ku ta gjejmë Xenin?

Miklari: Në telefon o burrë, e ka numrin Gerta. Fol me Gertën mos e ka Gerta numrin e telefonit, ose merr Enxhon. Po se gjete dot numrin dhe thuj me jep pak atë numrin qe të ka çuar mesazh Koli dje. Eshte 641 pastaj … dhe një 3 në fund. A në rregull. Nuk kanë shkuar lekët te shpia. Thuaj të përgatitet ai shoku për arrati thuaj, në rregull?

Ermiri: Për ku me u pregatit?

Miklari: Për këtu në vendin tim, për çar.

Ermiri: Sa lek.

Miklari: Janë nja 30 mijë euro, 30 mijë euro.

Ermiri: dhe për ato je tu rreziku?

Miklari: Po jo shoku, unë nuk kam asnjë lloj rreziku rrot k…, më rruajn… më i miri se s’kam shti,

Ermiri: Kush ka shti?

Miklari: S’ka ç’të duhet ty. Jo idiot mo kalama b… dy e kam kap në këmbë, një në stomak. Po ca më plasi trapi mu. I shkuan për lesh. Do e bëjë m… me zorrë. I shkuan për lesh se i kanë ça zorrën e trashë, e ku di unë. Kështu u thuj. A more vesh? Për të fol Koli nuk ka fol, nuk ka nxjerrë njeri thuj. E të rrij i qetë thij, ama lekët te shpija edhe muj për muj, rrogën 500 euroshin ke shpia. Edhe avokati më i mirë të vijë këtu thuj. Se Koli nuk ka lekë me e pagujt.

Ermiri: Si si?

Miklari: Lekët te shpija sot mbasdite, sa të japi ai, njëzet e pesë, tridhjetë. Sa të japi ai o njëzet e pesë, o tridhjetë mund të japi dhe më shumë.

Ermiri: Kaq t’i them.

Miklari: E di vetë ai. Lekët thuj, më ka thënë Koli, më fol me atë thuj dhe deri më sot s’kanë vajt lekët te shpija ka thanë Koli, se nuk do kalbet Koli 20 vjet mren për b… e atij p… të motrës. Kështu thuj, kështu thuj. Edhe me më gjet mu mënyrën me më lajmëru që ta di unë se n.q.s nuk bëhet ajo të flas unë o shoku. Të iki në shtëpi unë.

Ermiri: Po të solla. Po të solla paketë edhe ujë ta dish që kanë shku lekët.

Miklari: Paketë dhe ujë?

Ermiri: Po nuk të solla gjë, nuk do e kem taku Xenin fare.

Miklari: Paska harru telefonin në makinën dhe e kanë gjet këto. Vetëm ajo ma q… nanën mu. Nuk është i imi. Nuk di gjë i thashë unë. Ene Trimin e kishin marrë mren.

Ermiri: Aty ishte.

Milarki: aaa?

Ermiri: Aty përjashta ishte.

Miklari: Po ishte larg kur dola unë.

Ermiri: Ku lart?

Miklari: Se piva kafe me atë mram unë.

Ermiri: Me kë?

Miklari: Me Trimin.

Ermiri: Kur?

Miklari: Në darkë.

Ermiri: Në darkë, dje?

Miklari: Po.

 

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *