Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Përgjimet e Ndragheta-s, Bardhi ironizon me Ramën: Atij vetëm i bien në qafë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar me kryeministrin e vendit Edi Rama në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për përgjimet e Ndragheta-s, duke u shprehur se kryeministrit gjithmonë i bien në qafë të tjeret dhe ai s’ka asnjë faj.

Bardhi më tej shprehet se shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës nga Rama dhe justifikimet e tij, prandaj dhe me 25 prill ata do t’i tregojnë vendin qeverisë aktuale.

Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!” shkruan Bardhi.

Mediat italiane publikuan disa ditë më parë disa përgjime të Prokurorisë italiane mbi grupin kriminal Ndragheta, sipas të cilave veprimtaria e këtij grupi shtrihej edhe në Shqipëri në formën e investimeve. Kjo gjë solli një përplasje në distancë midis mazhorancës dhe opozitës, me kreun e qeverisë i cili ditën e djeshme mohoi akuzat për përfshirjen e zyrtarëve të lartë socialistë dhe tha se sipas Prokurorisë italiane Ndragheta nuk ka investuar në Shqipëri.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.