Referuar skandalit të audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild, përmes një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” me Sonila Meçon gazetari i njohur Vincent Van Gerven Oi është shprehur se nëse në Holandë qeverisë do ti kishin dalë përgjime, ajo do të kishte rënë menjëherë.
Sonila Meço: Në rast se këto përgjime do të ishin publikuar në Holandë, çfarë do të kishte ndodhur?
Vincent Van Gerven Oi: Rënia e qeverisë menjëherë. Është e pamundur që një gjë e tillë të publikohet në Holandë. Në Holandë kanë rënë dy qeveri, për gjëra shumë të vogla.
Sonila Meço: Kryeministri thotë nuk janë prova. Janë indicie.
Vincent Van Gerven Oi: Shumë mirë. Por domethënë nukmbie sepose ka prova. Një qeveri bie sepse ka indicie.