Në një bisedë në sudion e Fax News pasditen e sotme me gazetaren Xhilda Kondi për të komentuar nfgjarjet e fundit politike pas publikimit të audiopërgjimeve nga prestigjozja gjermane Bild ka qenë i ftuar gazetari dhe njëkohësisht aktivisti Aulon Kalaja.
Kalaja është shprehur se 16 përgjimet e të publikuara ishin një pikë kulminante e cila tregon qartë aferat korruptive të qeverisë me persona të tjerë të inkriminuar, për blerjen e votave.
Sipas gazetarit, kryeministri me publikimin e këtyre audio-përgjimeve e ka humbur legjitimitetin dhe nuk bën dotë as votime, sikurse shprehet ai, e jo më zgjedhje. “Edi Rama e ka humbur legjitimitetin për të bërë zgjedhje, madje edhe votime nuk bën dot. Kujtojmë se pas publikimit të 16 audio-përgjimeve, është e qartë që këtu nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të lira aq më pak të barabarta apo të ndershme.
Kjo sepse këto zgjedhej do të konsideroheshin edhe si një terror për administratën publike, pasi që kemi të përfshirë edhe drejtorin e arsimit Dibër në audio-përgjime.”
Po ashtu kalaja ka përgënjeshtruar deklaratat e kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas skandalit të audio-përgjimeve se vetëm 7-8 deputet të PS-së kanë qenë në Dibër gjatë zgjedhjeve. Kalaja shprehet se: “Unë i kam parë vetë zhvillimet se çfarë ka ndodhur dhe dua të përgënjeshtrojë deklaratën e kreut të grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili është shprehur se kanë qenë 7-8 deputet të socialist në Dibër. Ata kanë qenë më shumë, mbi 15 deputet funksionar të parlamentit në Dibër dhe akoma më shumë drejtor të aluizmit OSHE-së, ALUIZMIT që nuk janë përmendur.
Në përgjime nuk kemi vetëm një bisedë për blerjen e votave, por janë më tepër një konfirmimin e blerjes së votës. Personazhet kryesore si Rama, Gjiknuri dhe deputet e kanë pranuar, sepse mercenarët e tyre dihet që normal që jo, kanë fikur telefonat, dihet që do të shkëputeshin.”
Duke u shprehur se pushteti i kryeministrit ka rënë, gazetari Aulon Kalaja deklaron se protesta e 21 qershorit do të jetë vendimtare për vendin.
“Protesta e opozitës e 21 qershorit do të jetë vendimtare për vendin, sepse pas asaj që ndodhi dje ka rënë qeveria. Po e them këtë sepse nëse do të ishte një vend normal, Prokuroria do të kishte bërë arrestime dje, sepse kemi më shumë se 16 persona të përfshirë në një skandal të tuillë që smund të ndodh në asnjë vend të botës.
Në 21 qershor qytetarët do të flasin vetë, nuk mund të flas më politika sepse politika ka dështuar në këtë histori.”
Biseda e Plotë:
Publikimi i audio-përgjimeve ditën e djeshme nga Bild për skandalin me blerjen e votave në Dibër, ju keni qenë edhe vetë aty, si mund ta komentoni?
Zgjedhjet e Dibrës ishin zgjedhje që u mbajtën pas skandalit të kreut të kësaj Bashkie, Shukri Xhelili i cili e kishte marrë mandatin në 2015. 16 audio-përgjimet ishin pika kulminante, ku shihet qartë kreu i kësaj organizate kriminale që është kryeministri Rama merrte në telefon një drejtues të lartë Ministrisë së Punëve Brendëshme dhe e pyeste se “A kishte shkuar gjithçka mirë, apo jo?”.
Nuk e kuptojë pse kryeministri kërkonte me ngulm një gjë të tillë, pra të fitonte Dibrën duke shkaktuar gjithë këtë zallamahi me votat, megjithatë e kuptuam se testi i Dibrës ishte një skaner për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e 2015 në Shqipëri në 61 bashkitë, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e 2017 po shte, si dhe çfarë do të ndodh me zgjedhjet e 2019.
Edi Rama e ka humbur legjitimitetin për të bërë zgjedhje, madje edhe votime nuk bën dot. Kujtojmë se pas publikimit të 16 audio-përgjimeve, është e qartë që këtu nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të lira aq më pak të barabarta apo të ndershme.
Kjo sepse këto zgjedhej do të konsideroheshin edhe si një terror për administratën publike, pasi që kemi të përfshirë edhe drejtorin e arsimit Dibër në audio-përgjime.
Unë i kam parë vetë zhvillimet se çfarë ka ndodhur dhe dua të përgënjeshtrojë deklaratën e kreut të grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili është shprehur se kanë qenë 7-8 deputet të socialist në Dibër. Ata kanë qenë më shumë, mbi 15 deputet funksionar të parlamentit në Dibër dhe akoma më shumë drejtor të aluizmit OSHE-së, ALUIZMIT që nuk janë përmendur.
Në përgjime nuk kemi vetëm një bisedë për blerjen e votave, por janë më tepër një konfirmimin e blerjes së votës. Personazhet kryesore si Rama, Gjiknuri dhe deputet e kanë pranuar, sepse mercenarët e tyre dihet që normal që jo, kanë fikur telefonat, dihet që do të shkëputeshin. Edhe ndërkombëtarët me publikimin e përgjimeve, si Merkel, Trump apo Macron e kanë parë se çfarë ndodh në Shqipëri.
Pse ishin kaq të rëndësishme për Partinë Socialiste zgjedhjet në Dibër, kur diferenca me PD ishte 435 në 2015, ndërsa në 2016 ishte rreth 4 mijë e ca vota për PS-në?
Po zgjedhjet në Dibër duke pasur parasysh skemën e përdorur, unë i kam parë vetë socialistët shumë të sigurt për fitoren e tyre në zgjedhje. Pasi kanë blerë vota në shumë zona, dhe janë vota të kontrollueshme, pasi që nuk bëhet fjalë vetëm për Peshkopinë, por edhe zona të tjera të vështira në Dibër si Luzmin, Lurën, Muhurin, zallreçin dhe Kalanë e Dodës, zona këto të cilat për shkak të numrit të vogël të familjeve ti e di fare mirë se kush ta ka dhënë votën. Pra janë foto të kontrolluara.
Në Dibër kemi një hierarki në blerjen e votës. Unë kam parë një deklarat të çuditshme ngazoti Balla, kur ende pa u numëruar votat në Dibër, ku Lura kishte mbetur e fundit për tu numëruar, s’kishte filluar ende numërimi tha se kishin fituar dhe se Lulzim Basha e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Që këtu është e dukshme se çfarë ka ndodhur me votat.
Problemet me KZAZ-në në Shkodër, si mund ta komentosh këtë?
Situata sot në Shkodër është një situatë e përsëritur, duke parë këtë do të kuptojmë se si do të zhvillohen zgjedhjet në 30 qershor. Personat aty që po kërkojnë nxjerrjen e materjaleve zgjedhore, po veprojnë në përputhje me dekretin e Presidentit Meta, çka do të thotë se janë në përputhje me ligjin.
Në Shqipëri ka vetëm një mënyrë zgjidhja e kësaj krize dhe kjo është dorëheqja e zotit Rama. E gjithë kupola shtetërore, me publikimin e audio-përgjimeve dje, ka rënë. Qytetarët janë të zhgënjyer. Rama me këtë që po bën po shkon si në kohën e diktaturës ku kryetarët e bashkive zgjidhesin nga Enver Hoxha. Policia dhe fgarda duke e shoqëruar gjithë andej kërkojnë ta mbajnë Ramën në pushtet me forcë. Zgjidhja e vetme është dorëheqja e Ramës, nëse ai largohet nuk do të kemi më të tilla reagime, të cilat për mendimin tim nuk janë proporcionale. Protesta e opozitës e 21 qershorit do të jetë vendimtare për vendin, sepse pas asaj që ndodhi dje ka rënë qeveria. Po e them këtë sepse nëse do të ishte një vend normal, Prokuroria do të kishte bërë arrestime dje, sepse kemi më shumë se 16 persona të përfshirë në një skandal të tuillë që smund të ndodh në asnjë vend të botës.
Në 21 qershor qytetarët do të flasin vetë, nuk mund të flas më politika sepse politika ka dësghtuar në këtë histori.