Aktivisti Erion Kristo ka paraqitur situatën politike dhe shoqërore të Shqipërisë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, duke rreshtuar të gjitha ngjarjet e aktualitetit që kanë pasur dhe kanë një impakt për shqiptarët.
Ai shkruan se klima shoqërore është tejet e mbarsur me ankthe dhe ku çdo gjë lidhet me sulme, përgjime, grabitje e vrasje. Kristo thotë që gjendja është shumë e nderë me ngjarjet që po ndodhin dhe se qeveria ka humbur toruan, ku nuk harron të përmendë dhe sulmet ndaj gazetarëve.
“Qeverisja e ka humbur fare toruan. Jemi në një klimë terrori”, thotë Erion Kristo.
Statusi i plotë:
Klima shoqerore eshte tejet e mbarsur me ankthe. Sulmet ndaj Agron Tufes, pergjakja e Nikoll Lesit, ndalimi i Artur Canit, neperkembja e gazetareve, kercenimi i Basir Collakut dhe Fiori Dardhes, kercenimi i gazetarit nga nje Kryebashkiak, rrahja e nje gruaje nga policia, kapja per fyti e ish deputeteve te opozites, gazifikimi i popullates, cuarja e eksponenteve te pushtetit vendor ne prokurori, arrestimi i urinuesit, mbulimi shteteror i aksidenteve, rritja e taksave nga Bashkia, ceshtja hollandeze e vizave, hakmarrja ndaj diplomateve, largimi nga puna i Ylli Dylgjerit, sulmet kibernetike ndaj njerezve kritike, dhurimi i parave publike atyre qe nuk kane nevoje per to, pergjimet e krereve te policise qe zvarriten para krimineleve, grabitjet dhe vrasjet e pazbuluara, nenshtrimi i shtetit ndaj dy mashtruesve indiane, rrahja e doktoreve, derdhja e qumeshtit rrugeve, vjedhja e armeve, humbja e pasaportave, e plot e plot ngjarje te tjera, me bejne te kuptoj qe qeverisja e ka humbur fare toruan. Jemi ne nje klime terrori.
(J.B/FAXWEB.AL)