Ka precipituar në dhunë fizike protesta e sotme në ambjentet e jashtme të Kuvendit. Janë hedhur shashka në drejtim të Kuvendit, ndërsa Policia ka tërhequr zvarrë disa protestues. Në fotot e siguruara nga ‘’Fax News” shihet një protestues i përgjakur në pjesën e veshit.
Policët rrëzojnë përtokë vajzën e re protestuese, ndërhyjnë deputetët e LSI-së. Endrit Braimllari për ”Fax Neës” u shpreh se vajza është dëmtuar dhe se po transportohet drejt ambulancës. Po ashtu ka mbetur e plagosur dhe deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi nga shtyrja e bërë nga ana e Policisë.
Mund të themi pa frikë që ditën e sotme një shtet policor është vendosur në ambjentet e jashtme të Kuvendit teksa në terren kanë dalë afro 100 forca policore. Deputetët e Kuvendit po përplasen fort brenda foltores ndërsa qytetarë të shumtë ndodhen jashtë.
Mirëpo një detaj i pazakontë shihet në dorën e disa policëve, aparatë fotografikë për të fotografuar çdo pjesëmarrës në protestë. Vërtet një detaj i fortë ky, ku duket se dhe pjesëmarrja qytetare është e ndaluar.
Nga ana tjetër ka nisur me përplasje fizike dita e sotme në Kuvend. Në momentin që ish-kryeministri Berisha ka kërkuar fjalët, atë e ka rrethuar garda, ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Ndryshe nga çfarë e kishin paralajmëruar dje kryeministri Rama ka ndërruar mendje në minutat e fundit duke u shfaqur sot në Kuvend. Edhe pse ahxenda kërkonte që të ishte në Bruksel për një takim me Mogherinin Rama na ka surprizuar sërish.
(E.K/FAXWEB)
Ore eshte institucion kuvendi nuk mund te besh ti si te duash, avash pak.
Sala vrau more ne mes te bulevardit per te mbrojt institucionin gjoja, e prap kta qe vran sot na bejn moral, hej zot.
Lerini kto budalleqe te stisura se i kupton dhe bufi