Shirat do të pakësohen ndjeshëm deri në mbrëmjen e sotme por, do të shtohen sërish gjatë natës.
Sipas meteoalb, kjo javë parashikohet të jetë e ftohtë, me kthjellime dhe reshje të vazhdueshme.
Dita e martë mbetet me shira të pakët në pjesën e parë të ditës kryesisht në Veri dhe Qendër.
Më pas moti do të kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit por sërish mbrëmja dhe nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje dëbore në Veri-Verilindje.
E mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit.
Dita e enjte dhe deri në fundjavë, mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore.
Temperaturat do të ulen edhe për orët vijuese, rënie e ndjeshme mëngjesi i së martës dhe mesdita e së mërkurës.
Dita e enjte do të sjellë gjithashtu një rënie të temperaturave me të paktën 3°C.
Ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës do të kemi një rritje graduale të temperaturave në të gjithë vendin.
(F.M/Faxweb)