Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun Fier Taulant Balla ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kordinues të këtij qarku ku është diskutuar për veprimin politik të kësaj force jo vetëm në organizimin dhe fuqizimin e strukturave por edhe në përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Balla është shprehur se ky takim ka patur për qëllim jo vetëm masat organizative brenda strukturave të PS por edhe për të planifikuar takimet e drejtpërdrejta me qytetarët për të bërë të mundur konfirmimin në 6 bashki të këtij qarku të kandidateve të Partisë Socialiste.
“Në secilën prej bashkive kemi përmbyllur tërësisht procesin e riorganizimit të partisë me zgjedhjen e drejtuesve në të gjitha nivelet. Kemi mirëpritur drejtuesit e rinj të bashkisë në të 6 bashkitë. Ajo që është e rendësishme dhe dua të ndaj me ju është fillimi i përgatitjeve tona për zgjedhjet vendore të majit të vitit 2023. Objektivi i PS në ktë qark është i qartë. Kemi planifikuar një sërë masash organizative, natyrshëm përfshirja e sa me shumë komunikimeve të drejtpërdrejta me qytetarët në cdo cep të territorit’-u shpreh Balla.
I pyetur se a do të propozohen nesër emrat e rinj për kryetarët e bashkive, Balla e mohoi një gjë të tillë duke theksuar se PS për 7 muaj do zhvillojë konsultime me qytetarët sa i takon procesit.
“Nuk e di nga e keni dëgjuar një gjë të tillë. Mbledhjet e PS zhvillohen në mënyrë të përhershme por besoj që 7 muaj që nga zgjedhjet do të ketë mundësi për të zhvilluar procese sa më të hapura konsultuese me qytetarët për ti dhënë ccdo bashkie drejtuesin që duhet.
Në një takim kryetari i PD, Sali Berisha ka thënë se dhe Balla do të jetë non grata. Është në turpin e Kuvendit të Shqipërisë që Sali Berisha vazhdon të vij dhe të përdori foltoren e kuvendit. Shpallja non grata nuk bëhet nga asnjëri prej nesh për njëri-tjetrin por e kanë bërë SHBA dhe më pas Britania e Madhe.
Sali Berisha është modeli më i keq i politikanit këto 30 vite i cili ka pasur një kontribut negativ. Do ftoja secilin të mendonte se si do të ishte PD dhe Shqipëria pa Sali Berishën, të dyja do të ishin më të mira. Duhet të largohet ti hapë krahun të rinjve e të rejave. Në 32 vite ka asgjësuar gjith kundërsharët e vet brenda partisë politike”-përfundoi Balla.