AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Përgatiti atentatin ndaj Ndojës”, Erion Braçe i hakërrehet Berishës: Kriminel barbar, kërcënon me jetë 2 funksionarë të lartë

Zv/kryeministri Erjon Braçe i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me akuzat se kishte takuar kryebashkiakun e Lushnjes Fredi Kokoneshin bashkë me një person të botës kriminale para atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndojës dhe që kishin folur për këtë temë.

Braçe shprehet në reagimin e tij se denoncimi i Berishës është kërcënim për jetën e dy funksionarëvë publik, ndërsa thekson se ish-kryeministri është kriminel dhe ka nxitur kërcënime dhe akte dhune ndaj kundërshtarëve të tij.

Braç e ka mohuar kategorikisht të kishte pasur një takim mes tij, Kokoneshit dhe Orges Bilbilit.

Reagimi i Braçes:

KY ESHTE SALI BERISHA DHE
KY ESHTE KERCENIM PER JETEN NDAJ DY FUNKSIONAREVE TE LARTE PUBLIKE,
TE DY TE ZGJEDHUR E NE DETYRE!

Qe Sali Berisha eshte nje kriminel barbar,
kete pas 21 janarit,
daljes zot te pushkatimeve ne mes te bulevaedit,
e thote i madh e i vogel ne kete vend!

Por, pervec pushkatimeve direkt sic ne 21 janar 2011,
ky kriminel barbar,
ka nxitur permes gjuhes se tij kriminale,
kercenime per jeten,
akte dhune te drejtperdrejta deri ne rrezikim te jetes,
ndaj kundershtareve te tij politike duke i perfshire kriminalisht ne ngjarje qe nuk egzistojne.

Ky i sotmi eshte nje i tille!
Provohet boterisht qe kjo ngjarje qe ka sajuar e publikuar, nuk egziston!
Po fare fare!

As nga une, as nga kryetari i bashkise Divjake, zero!

Vertetohet lehtesisht;
Per shkak te detyres,
cdo levizje e imja eshte nen prezence te oficereve te shtetit-jo te mite por te shtetit;
Cdo takim i imi me kryetarin e bashkise eshte nen prezence te tyre;
Pra, per shkak te detyres,
cdo gje eshte e lajmeruar ne sallat operative perkatese nga Garda e Republikes ne komisariatet e policise ne territor!

Pra, takimi i kryetarit te bashkise Divjake me nje bandit dhe i imi me ate bandit,
as qe egziston. Fare!

Eshte sajuar nga Sali Berisha si kercenim i drejtperdrejte per jeten ndaj meje e kryetarit te bashkise Divjake.

Mendja kriminale e Sali Berishes,
kerkon te drejtoje e pse jo te shkrehe pushke kriminelesh ndaj nesh!

Ti Sali Berisha po kerkon jeten tone!
Do pergjigjesh per kete ligjerisht deri ne fund!
Cdo dite nga sot, cdo ore nga dita e sotme e ne vijim, une do merrem me kete, ty dhe ligjin!
Boll me!
Ke 25 vite qe si kriminel ordiner ben kete ndaj meje e cdo kundershtari politik,
si kur ke pushtet, si kur je ne opozite.

E dyta, kurre, kurre nuk kam bere kete qe ti ke konsumuar sot ndaj nesh;
Kurre nuk kam shenjuar jeten e kujt per ta marre, si politikan, si qeveritar apo si qytetar i thjeshte!

Nuk jam soji yt, as shpifes, as si kriminel;
Si qytetar e si pushtetar ne raport me ligjin, jeten e dinjitetin e cdokujt, ti as qe afrohesh tek une.

E treta, Fredi Kokoneshi as qe njeh prokurorin, as si emer, as si person,
as si prokuror, as si aktivitet. (E plote ne Facebook)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim të fortë sa i takon atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku flet për një takim mes kreut të bashkisë Lushnje Fredi Kokoneshi, zv.kryeministrit Erion Braçe, dhe një personi të shpallur në kërkim për vrasje Orges Bilbili.

Kryebashkiaku i Lushnjes Fredi Kokoneshi ka reaguar pas denoncimit të mbërritur në adresë të ish-kryeminsitrit Sali Berisha ku një qytetarë shprehej se ishte takuar me zv/kryeministrin Erion Braçe dhe një person të shpallur në kërkim për vrasje Orges Balili.

Sipas denoncimit te Berisha, në bisedën mes të treve në një lokal në Lushnje, Kokoneshi është shprehur se prokurori Arjan Ndoja duhet të shihet i katandisur.

Në reagimin e tij Kokoneshi e quan Berishën “plak të çmendur” ndërsa hedh poshtë që një skenar i tillë të jetë i vërtetë.

“Ne lidhje me postimin e sotem, ne te cilin ky Plak i Cmendur ka kaluar te gjithe kufijte e imagjinates se tij te semure, mundohet te me implikoje me ngjarje dhe persona te cilet une nuk i njoh fare, nuk jane pjese e Bashkise qe une drejtoj, dhe nuk kam asnje lloj kontakti me ta”, shkruan Kokoneshi, ndërsa shton se do ta padisë në gjykatë për shpifje dhe kërcënime me jetë.

“Braçe, kryebashkiaku dhe një vrasës folën për Arjan Ndojën”, Kokoneshi-Berishës: Më ka kërcënuar me jetë, shihemi në gjyq

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *