Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin duhet të mbajnë një dietë me ushqime të caktuara për të pasur një performancë perfekte në shtrat. Është e rëndësishme të dini se nuk është domosdoshmërishtë e nevojshme që të shkoni në farmaci për të blerë Viagra pasi ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë.
Sipas shkencëtarëve lëngu i shalqirit është një ‘viagra natyrale’, pasi përmban aminoacide të cilat ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu vitamina C.
Më poshtë po ju tregojmë dy receta të thjeshta me bazë shalqiri të cilat do t’u vijnë në ndihmë.
Receta 1
Përbërësit: ¼ shalqi; 1 limon; 1 shegë
Përgatitja: Futini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini mirë. Lëngun futeni në një shishe dhe ruajeni në frigorifer.
Si ta konsumoni: Çdo mëngjes pini çerek gote me këtë lëng me stomakun bosh. Pini po këtë sasi edhe para darkës.
Ky lëng i shëndetshëm dhe natyror do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në organin seksual dhe performancën në shtrat. Nuk ka asnjë efekt anësor.
Receta 2
Përbërësit: ½ shalqi; 10-12 luleshtrydhe; ½ limon
Përgatitja: Futni në blender shalqirin dhe përziejeni derisa të bëhet lëng. Shtoni limonin dhe luleshtrydhet. Përziejini mirë.
Futeni lëngun në një shishe dhe ruajeni në frigorifer.
Si ta konsumoni: Çdo mëngjes pini çerek gote me këtë lëng me stomakun bosh. Pini po këtë sasi edhe para darkës. Ky lëng natyror do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në organin seksual.