Në Antigonë ka përfunduar procesi i votimit, pasi të gjithë zgjedhësit janë paraqitur pranë qendrave të votimit duke bërë edhe zgjedhjen e tyre për qeverinë e 4 viteve të ardhshme.
Bëhet fjalë për qendrën e votimit numër 4267, e cila përfshin tre fshatra. Kjo është qenra e parë në shqipëri ku ka përfunduar procesi i votimit.
Mësohet se pavarësisht se orari është deri në orën 19, të gjithë njerëzit që kanë patur emrat në listat e votuesve kanë votuar edhe më herët. Mirëpo komisionerët janë detyruar të vazhdojnë të qëndrojnë në qendrën e votimit, për të respektuar orarin zyrtar të punës.
(D.D/shuplaka)