05:09 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përfundon votimi në KLP, Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK

15:24 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

Arben Kraja

Arben Kraja është zgjedhur kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) me 6 vota të anëtarëve të KLP-së.

Pas skualifikimit të Altin Dumanit me vetëm 4 vota është votuar edhe për Krajën që mori 6 vota ndërsa kandidati tjetër Edvin Kondili nuk ka arritur të kalojë pragun e votave që ishte vendosur për 6 të tilla nga 11 të mundshme.

Kondili mori vetëm dy vota ndërsa pas votimit, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se në vijim është në dorën e anëtarëve të zgjedhur të SPAK dhe kryetarit të saj të merret me çështjet më të ‘nxehta’ të hetimit në vend dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Që nga krijimi i KLP, ky ka qenë momenti më i vështirë për të bërë një zgjedhje, pasi të tre kandidatët kanë qenë të fortë. Sot zgjodhëm gurin e fundit të “mozaikut” të SPAK. Tani fjala është për ta.  KLP do t’i japë mbështetjen maksimale, qoftë për pavarësinë e tyre, por edhe mbikëqyrje për sa i përket rezultateve. KLP vendosi: Z. Arben Kraja emërohet drejtues i SPAK”, tha Ibrahimi.

Arben Kraja, prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme ka kaluar me sukses procesin e Vetingut, ku ka qenë vendimi i dhënë dhjetorin e kaluar. Seanca dëgjimore u drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Relatorja Firdes Shuli deklaroi në seancën dëgjimore se sipas raportit të dorëzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, deklarimi i pasurisë nga ana e prokurorit Arben Kraja është i saktë dhe në përputhje me ligjin.

Në media dhe publik SPAK perceptohet prej kohësh si “bërthama” e drejtësisë së re dhe si struktura që do të hetojë politikanë, prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, nisur edhe nga kompetencat e zgjeruara që ligji i njeh kësaj strukture në përbërje të së cilës është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Arben KrajaSPAKZGJIDHET KRYETARI I SPAK
Pas

Tortë dhe duartrokitje/ KLP mbush 1 vjeç, gazetarët surprizojnë kryetarin Gent Ibrahimi (VIDEO)

Para

U zgjodh kreu i SPAK/ Kush është Arben Kraja, ka hetuar Lulzim Bashën për aferën e Rrugës së Kombit

Para
Zbulohet kandidatura e parë për kreun e SPAK, kush është prokurori që do drejtimin e dosjeve të nxehta

U zgjodh kreu i SPAK/ Kush është Arben Kraja, ka hetuar Lulzim Bashën për aferën e Rrugës së Kombit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.