Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Përfundon votimi, kush janë kryetarët e PD-së në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Xhevdet Amuli është zgjedhur kryetar i PD-së në  Shkodër duke mposhtur në gare Ramiz Çobajn kryetarin aktual të kësaj dege. 243 vota ka marre fituesi ndërkohe që Ramiz Çobaj ka marrë 241 vota. 8 kanë vota dalë të pavlefshme.

Pas përfundimit të procesit janë dëgjuar thirrjet poshtë spiunët poshtë komunistët nuk e kanë vendin në PD, duke ia adresuar ato ish kryetarit tashme Ramiz Çobaj.

Ndërkohë në Lezhë për 4 vitet e ardhshme është zgjedhur kryetar i PD-së Zef Gjoka. Nga 339 votues morën pjesë 306 votues, ku Zef Gjoka mori 213 vota ndërsa Paulin Marku 88 vota.

Në Vlorë është zgjedhur kryetar i PD-së Genc Deromemaj. Deromemaj fitoi me 12 vota më shumë se Gjergji Nika.

352 votues kanë qenë pjese e votimit të sotëm në Vlorë. Nga 352 vetëm  katër kanë dalë të pavlefshme. Deromemaj ka marre 12 vota më shumë se sa kandidati Gjergj Nika.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close