Pas takimit që ka zhvilluar me Thaçin, kryeministri Edi Rama ka reagura në Twitter, duke u shprehur se bashkëbisedimi me Presidentin ishte si gjithnjë vëllazëror.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë. Paraditen e sotme Thaçi ka mbërritur në zyrën e presidentit Meta, ndërkohë që presidenca kosovare nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë vizitë dhe njoftim nuk pati as nga pala shqiptare.
Pritja e Thaçit nga Meta u bë pa ceremoni shtetërore, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë deklaratë për gazetarët nga dy krerët e shtetit. Vizita e kreut të shtetit të Kosovës vjen vetëm një ditë pas votimit të qeverisë së re së Avdullah Hotit dhe rrëzimit të Albin Kurtit, pa zgjedhje të reja në Kosovë.