Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Basha me anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike. Sipas, burimeve Kryesia ka vendosur t’i propozojë ditën e nesërme Këshillit Kombëtar angazhimin e strukturave të PD-së në 61 Bashkitë e vendit si dhe krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracise.
Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.
Krijimi i Aleancës do të bëhet me qëllim intesifikim e aksionit politik për të ndaluar mazhorancën për zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në mbledhjen e sotme me kryesinë e PD-së është diskutuar edhe intensifikimi i aksionit në çdo qytet kur Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatësh. Po ashtu bëhet me dije se në takimin e sotëm Basha ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se nuk ka negociata me kryeministrin Rama.