AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, marrin fund ‘ethet’ për Nisma-AKR-PD

Ka përfunduar ditën e sotme numërimi i votave të qytetarëve që u shprehën me datë 6 Tetor në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se procesi ka përfunduar për një mijë e 407 vendvotimeve.

Përfundimi i këtij procesi i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pasi të kenë kaluar afatet ligjore për ankesat e mundshme të subjekteve politike ndërsa duhet theksuar se ndryshe nga sa deri më tani kanë folur shifrat, rinumërimi i votave mundësoi futjen në Kuvend të koalicionit Nisma-AKR-PD.

“Ri-numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit. Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti. Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiçin dhe aleatët e tij”, deklaroi kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi të dielën kërkesen e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar edhe 382 kuti me fletë votime që kanë arritur në Kosovë më 12 nëntor.

Procesi është zvarriut për shkak të kontestimeve ndërsa fituese në këto zgjedhje kanë dalë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të cilat kanë nisur me kohë negocimet për krijimin e qeverisë së re.

Edhe aktorët ndërkombëtar kanë bërë vazhdimisht thirrje për krijimin sa më parë të qeverisë së re dhe institucioneve, ndërsa është përshëndetur po ashtu procesi i votimit dhe rezultatit me fitues të parë Albin Kurtin.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *