Para pak çastesh ka përfunduar dhe mbledhja e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me kandidatët e kësaj force politike në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një intervistë të shkurtër të dhënë për FaxNews, drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu u shpreh se Partia Demokratike do të vijojë të mbledhë provat që faktojnë vjedhjen e votave të mazhorancës socialiste.
“Do vazhdojmë të grumbullojmë gjithë vjedhjet që ka bërë kjo qeveri në këto zgjedhje, të cilat janë të pafundme dhe të mjaftueshme për të kontestuar zgjedhjet”, tha Mziu.
Pra plani i Partisë Demokratike aktualisht, por dhe që u përforcua në takimin e sotëm është mbledhja e të gjitha provave që faktojnë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.