08:16 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Përfundon Kryesia e LSI-së, Meta: Listat për deputetë nuk janë mbyllur ende

21:57 | 28/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon Kryesia e LSI-së, Meta: Listat për deputetë nuk janë mbyllur ende

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjës Sociliste për Integrim (LSI) pas gati 80 minutash nga nisja e saj.

Diskutimet në këtë mbledhje mësohet të jenë përqendruar në listën e deputetëve të LSI në qarqe, ku është rikonfirmuar pothuajse 90% e listës aktuale.

Në një deklaratë për mediat, kreu i LSI-së ende në detyrë, Ilir Meta, deklaroi se pas mbledhjes së Kryesisë se listat për deputetë nuk janë mbyllur ende. Meta theksoi se në listat e LSI për zgjedhjet që po afrohen, do të futen të gjithë ata që kanë dëshirë.

 “Do votohet për LSI. Në lista do futen të gjithë ata që kanë dëshirë. Listat nuk janë mbyllur ende. Diskutuam edhe për zgjedhjet, procesi të jetë me standard”, ishin fjalët e tij.

Ndër emrat e përfshirë në këtë listë janë edhe ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, si edhe Nasip Naço i cili do të kandidojë në Berat. Në lista do jenë sërish edhe Luan Rama, Silva Caka, Kejdi Mehmetaj etj.

Ndërkohë, lista e kandidatëve të Tiranës dhe Kukësit ka mbetur ende e papërfunduar. Mirëpo ne po sjellim një listë paraprake, të cilën mund ta lexoni mëposhtë sipas qarqeve.

Ndërkohë që Petrit Vasili do të jetë ai që zëvendësojë presidentin e zgjedhur, në rolin e drejtuesit të LSI-së.

“Nuk ka nevojë të përmend emra, LSI ka një statut të qartë. Pas kryetarit ka zv. kryetarin e parë që dihet. Ka qenë Petrit Vasili më i votuari në konventë dhe pa asnjë diskutim do jetë ai drejtuesi i LSI deri në përfundim të mandatit tim”, deklaroi Meta.

Në raundin e katërt të zgjedhjes për president, presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë u zgjodh kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta. Në seancën e drejtuar nga nënkryetarja Valentina Leskaj, ai u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 vota kundër. Ndërkohë vendin e tij si kryetar i LSI-së do ta zërë Petrit Vasili. Betimin si Presidenti i ri, Meta pritet ta bëjë më datë 22 korrik.

LISTA PËR DEPUTETË E PAPËRFUNDUAR

TIRANË
Luan Rama
Ylli Manjani
Klajda Gjosha

BERAT
Nasip Naço

VLORË
Shezai Rrokaj,
Sokol Dervishaj

FIER
Petrit Vasili

ELBASAN
Monika Kryemadhi,
Edmond Haxhinasto

DURRËS
Lefter Koka

KORÇË
Edmond Panariti

SHKODËR
Agron Çela,
Dritan Ylli

DIBËR
Përparim Spahiu

GJIROKASTËR
Vangjel Tavo,
Ediola Braha,
Entela Brahimi,
Gjergji Petro,
Freskida Cako (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir metakryesia
Pas

“Njeriut që i besova idealet e mia politike i uroj sot mbarësi si President”

Para

PROFIL/ Ilir Meta, Presidenti më i ri i Republikës së Shqipërisë

Para
PROFIL/ Ilir Meta, Presidenti më i ri i Republikës së Shqipërisë

PROFIL/ Ilir Meta, Presidenti më i ri i Republikës së Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore në 62.2%

“Mbi 100 civilë vriten çdo ditë në Gaza”, ministri egjiptian në Bruksel: Turp për të gjithë ne

Shqipëria kryeson Europën për emigracion neto negativ në vitin 2024

Mjeku gjerman del në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.