Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Përfundon konferenca e Donatorëve/ Grumbullohen 1.15 miliardë euro, Rama mbetet pa fjalë

Shqipëria ka arritur që të grumbullojë 1.15 miliardë euro për rindërtimin pas dëmeve nga tërmeti, ditën e sotme ne Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

”Kemi arritur të mbledhim për të ndihmuar Shqipërinë 1.15 miliardë euro. Ky është një mesazh për popullin shqiptar për ti treguar Shqipërisë sesa shumë e duam. Kryeministër jam i bindur që tani do të nisni shumë shpejt ndërtimin. “- tha kryetari i KE-së.

“Kjo shifër ka shkuar për tej imagjinatës” ka deklaruar kryeministri Edi Rama teksa falenderoi shtete që kontribuan.

”Kjo është një wow, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim pasi nevoja ishte kaq e madhe. Nëqoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, pot ë arrijmë 50% mund të ndihemi të suksesshëm.

Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla “Korinthët ku thuhet ‘’Në një frymë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjestar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, edhe Papa Francesku e ka pagëzuar por nuk mund të rrij pa cituar edhe Kuranin. ‘’Njerëzimi është një komb i vetëm’’.”- tha Rama.

Lista e dhurimeve sipas shteteve:

BE- 100 milion euro

KE- 15 milion euro

Gjermania – 11 milion euro

Italia- 65 milionë euro

Franca- 100 milion euro

Suedia- 5.6 milion euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

Kroacia- 1 milion euro

Luksemburgu- 250 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Polonia- 2.7 milion euro

Danimarka- 2.7 milione euro

Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep- 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,

Austria jep- 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke- jep 9.5 milionë korona,

Sllovenia do të japë- 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.

Bullgaria-350 mijë euro

Rumania- 420 mijë euro

Malta dhe Qipro,-Ofrojmë mbështetje morale

Mal i Zi- 500 mijë euro

Spanja 20-25 mijë euro

Hungaria 250 mijë (vetëm për rindërtimin e kishave katolike)

Mali i Zi -500 mijë euro (i përgjithshëm 750 mijë euro)

Maqedonia e Veriut-6 milionë denarë

Kosova-200 mijë euro

Bosnje-Hercegovina 100 mijë marka

Turqia (900 mije euro ndihma plus 504 banesa me vlerë 46.3 milionë euro)

Banka Islamike për Zhvillim do të japë 365 milion euro kredi për programe financimi ne 5 vite

Banka Botërore 160 milionë euro kredi,

Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim deri në 100 milion euro,

Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua

Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin

Emiratet e Bashkuara Arabe 70 milionë euro

Zvicra 9 milionë euro

Katar 5 milionë euro

SHBA 5 milionë dollarë

UNICEF 500 mije euro

Algjeria 50 mije euro

Japonia jep 2.5 milione euro per rindertim,

Azebajxhan 500 mije euro,

Norvergjia 21 milion korona norvegjeze

Republika e Koresë jep 300 mijë dollarë

Principata e Lihtenshtajnit 50 mijë euro per rindërtim

Brunei 50 mijë dollarë per rindërtim

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *