Tirana me frymën e fundit arriti që të barazojë rezultatin 1-1 në derbin ndaj Partizanit e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.
Në minutën e 92’ Ernest Muçi çon peshë zemrat e tifozëve bardheblu. Pas një asist të Ngo me kokë, talenti bardheblu ka gjuajtur saktë brenda zonë duke mposhtur Alban Hoxhën.