Votimet e PD në Tropojë kanë përfunduar ndërsa kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër janë: Isuf Cela, Xhem Nezaj, Mimoza Hajdarmataj, Lush Susaj dhe Feride Rrahmani.
Ndërkohë vihet re që është eliminuar nga gara ish kryetari i bashkisë Besnik Dushaj. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se u eliminua me 227 vota kundër. Edhe qytetarët e Kukësit kanë skualifikuar ish kryebashkiakun Bashkim Shehu, ndërsa në fazën tjetër kaluan: Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni, Vjollca Vata.
Ndërsa në Degën Has kaluan në fazën tjetër: Avenir Peka; Demush Kastrati; Elez Maci dhe Ismet Jaku.(A.M/Faxweb.al)