Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Përfundojnë hetimet ndaj ish-kryebashkiakut, Agim Kajmaku

Agim Kajmaku ndodhet në arrati që prej kohës kur është shpallur në kërkim disa muaj më parë për mashtrim në pasi akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Mësohet se ditën e sotme Prokuroria ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës që u shkarkua nga detyra pas publikimit të dokumentave nga ana e Partisë Demokratike se kishte qenë i dënuar dhe i ndaluar të futej në territorin e shtetit grek.

Kajmaku nuk është përballur drejtpërdrejt me akuzat, ndërsa këtë e ka bërë avokati i tij.

Pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, çështja është dërguar në Gjykatën Penale të Tiranës për tre akuzat e sipër-përmendura.

Kujtojmë se Kajmaku ka kërkuar heqjen e masës ‘arrest me burg’ ndaj tij e cila është dhënë në mungesë

Vora u kthye dhe në një arenë përplasjesh brenda vetë klaneve në PS, ku ministrja Belinda Balluku kërkoi që të vendoste në krye të Bashkisë Laureta Omerin, një nga nënkryetaret e saj të besuara, të cilën Kajmaku e shkarkoi ditën e fundit të qendrimit të tij në detyrë.

Përpara se KQZ ta shkarkonte, Kajmaku ka shkuar në zyrën e tij, dhe ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë: Muca dhe Laureta Omeri.

Në vend të tyre, ka emëruar vetëm një nënkryetar bashkie, shefin e tij të kabinetit, Gent Picari. Në këto kushte, Këshilli bashkiak është i detyruar ta caktojë Picarin, të besuarin e Kajmakut, në krye të bashkisë.

Nga ana tjetër zgjedhjet në Bashkinë e Vorës mbahen peng nga ana e presidentit Meta, i cili njësoj si në rastin e Shkodrës nuk ka dekretuar një datë të re për mbajtjen e tyre, pasi nuk i njeh votimet e 30 Qershorit, nga ku doli kryetar dhe Kajmaku.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *