Një servis është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vorë. Për pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Njoftimi i policisë
Vorë/Informacion paraprak
Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.