Një makinë është përfshirë nga flakët në Lezhë ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka qenë e parkuar apo në lëvizje por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Lezhës ç’ka ka rrezikuar edhe që flakët të përhapeshin e mundësisht të përfhinin këtë pikë tregtare.
Ndërkohë mësohet se forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje të cilat tkënë marrë masat për parandalimin e rrezikut ndaj pikës së karburantit se dhe shuarjen e flakëve që kanë pushtuar mjetin.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)