Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përfshihet nga flakët fabrika e dyshekëve, në pronësi të babait të kryebashkiakut

Një fabrikë e prodhimit të dyshekëve është djegur në qytetin e Kavajjës për të cilën mësohet se është në pronësi të babait të kryebashkiakut, Redjan Krali.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes ndërsa  kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrëfikëse.

Dyshimete para janë se zjarri mund të ketë qenë aksidental ndërsa nuk dihet ende për përllogaritjen e dëmeve.

Informacion paraprak:

Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë  fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *