Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Përflitej si fituesja por u rendit e dyta, Elvana Gjata merr vendimin e papritur

Arilena Ara u shprall fituesja e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Pas shpalljes së fitueses, ashtu siç ishte parashikuar u mbajt Post-Festival ku tre fituesit bashkë me gazetarët do shpreheshin lidhur me Festivalin.

Ndërkohë që në panel ishte Arilena Ara bashkë me fituesen e çmimit të tretë Sara Bajraktari, u vu re mungesa e fitueses së çmimit të dytë, Elvana Gjatës.

Nuk dihet ende pse Elvana Gjata bojkotoi ‘Post-Festivalin’, ndërkohë që emiri i saj ishte përfolur prej muajsh që do të fitonte festivalin.

“Shaj” e kënduar nga Arilena Ara është shpallur kënga fituese e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovision.

Arilena ka folur mes emocionesh pas marrjes së trofeut teksa ka falenderuar bashkëpunëtorët, organizatorët e festivalit, familjen etj, ndërsa na rrëfeu se kjo është kënga e parë që i ka dedikuar vetes.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë këtë moment. Nuk bëj muzikë për të fituar çmime, bëj muzikë se i kam dedikuar jetën muzikës që 14-vjeçe. Të gjitha këngët i kam kënduar për të tjerët, por kësaj here shkruam një këngë për veten time, me këtë këngë kam qarë, kam qeshur, jam ndjerë në ankth. Jam e emocionuar se sot kam mamin tim në sallë, janë të gjithë miqtë e mi…”, tha këngëtarja.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *