Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, përmes një prononcimi të bërë për FaxNeës denoncoi një tjetër incident të ndodhur në qendrën e numërimit te shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Tiranë. Bumçi u shpreh se përfaqësuesja e Partisë Socialiste në këtë qendër votimi është kapur duke shënuar në fletën e votimit për ta shpallur të pavlefshme.
Bumçi shprehet se ky rast është mundur të filmohet dhe përbën një akt të rëndë, lidhur dhe me faktin se shmica e fletëvotimeve të shpallura dy herë janë të shënuara dy herë dhe janë për PD-në.
“Përfaqësuesja jonë në një nga tavolinat por edhe vëzhgues të tjerë vunë re që përfaqësuesja e Partisë Socialiste ka shënuar në fletët e votimit. Kemi dhe pamje të filmuara me telefon në lidhje me këtë shkelje. Ne kemi besim te fitorja jonë, por ky është një akt i rëndë.
Në këto zgjedhje vihet re një numër rekord fletësh të pavlefshme. 60 mijë fletë që janë shpallur të pavlefshme janë afërsisht 10 mandate. Në shumicë e fletëve të pavlefshme mbizotëron Partia Demokratike dhe një subjekt tjetër, ku shiumica e fletëvotimeve janë të shkruara nga dy herë.
Nëse ne lidhim këtë ngjarje me këtë fenomen atëherë kjo është shqetësuese. Unë nuk po ngre konkluzione por ngre një shqetësim, i cili më pas duhet parë”, tha Bumçi.