Ka përfunduar pas rreth 60 minutash mbledhja e anëtarëve të KP, pjesë e të cilëve kanë qenë edhe ambasadorja amerikane, ambasadorët e BE dhe OSBE. Bëhet me dije se është bërë një marrëveshje mes palëve tek pika e depolitizimit të administratës zgjedhore.
“Sapo u arrit dakordësi, që do të thotë identifikim biometrik në masën 100% të qendrave të votimit dhe riformatim të KQZ. Opozita propozoi sot në orën 10 zgjidhjet për depolitizimin e administratës që u refuzua nga pala tjetër. Adiministrata zgjedhore do të mbetet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale ashtu siç është sot dhe kjo formulë do të aplikohet pas këtyre zgjedhjeve. U përpoq të kapte komisionet zgjedhore, nuk i kapi dot dhe u tërhoq”, tha Bylykbashi.
Më në fund ka dalë tym i bardhë për këtë çështje pas ditëve të tëra për draftin e Reformës Zgjedhore. Pra në këto zgjedhje parlamentare dhe lokale do të ketë të njëjtën formulë për komisionerë politikë dhe më pas do të bëhet depolitizimi i administratës zgjedhore. Një tjetër pikë në të cilën është arritur marrëveshje është Kolegji Zgjedhor ku do të jenë gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. (A.M/Faxweb.al)