Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përdornin dhe tregëtonin ‘miell të bardhë’ të lokali që kishin marrë me qira, arrestohen pronari dhe bashkëjetuesja e tij

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi kishin përshtatur lokalin e marrë me qira për përdorim dhe tregëtim ‘mielli të bardhë’.

Kështu, në pranga janë vënë pronari i lokalit dhe bashkëjetuesja e tij ndërsa policia ka sekuestruar 14 gram lëndë narkotike.

Dy të arrestuarit janë 47-vjeçari A. Sh. si dhe 30-vjeçari E. T. të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokalin e tyre ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Përshtatin lokalin e marrë me qira për përdorim droge dhe tregtonin kokainë, vihen në pranga pronari dhe bashkëjetuesja e tij.

Sekuestrohen 14 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve, A.Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 14 gr., e dyshuar kokainë.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close