Politologu Roland Lami, në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Me Xhaxhiun’, komentoi akuzën e ngritur nga Partia Demokratike se Partia Socialiste po përdor bazën e të dhënave të e-Albania në funksion të fushatës elektorale.
Lajmi u shpreh se kjo është një problematik me të cilën hasen dhe vendet e zhvilluara, duke përmendur rastin e Brexit dhe rastin e fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Politologu theksoi se mund të ndodhë që të jetë i vërtetë dhe fakti që partitë të kenë databazat e tyre, pasi grupet në terren i dinë sipas çdo shkalle dhe pallati për kë votojnë qytetarët.
Ai e lë në dorë të organet kompetente hetimin pasi nëse akuzat e PD-së janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë.
“Në lidhje me përdorimin e të dhënave personale është një nga rreziqet që shihet në të tashmen dhe në të ardhmen, nuk është një aspekt që lidhet vetëm me zgjedhjet por me shumë prespektiva të tjera zhvillimore.
Nuk është një debat i ri që lind në Shqipëri, por është një debat që pothuajse po diskutohet në këtë dekadën e re ku jemi futur ne. Së dyti përdorimi i të dhënave personale ka qenë si shqetësim edhe gjatë Brexit, por edhe në amerikë gjatë zgjedhjeve presidenciale kur fitoi Trump.
Imagjinoni kur kjo ndodh në vende ku demokracia është shumë e konsoliduar dhe me institucione monitorimi shumë më të forta, çfarë mund të themi për një vend si ne. Në këtë kuptim nuk më bën habi që qeveria të kthejë në favor në kohë fushatë të gjitha databazat që ne i japim institucioneve.
Në krahun tjetër ne e dimë që partitë janë shumë të organizuara në terren dhe është e vërtetë ajo që dëgjoj nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste që ka një databazë të krijuar ndër vite ku për çdo shkallë, për çdo pallatë, ka një informacion të detajuar se si pozicionohen, si sillen dhe si votojnë individët, mund të jetë dhe ky rasti. Kjo është për tu hetuar nga organet kompetente, pasi është shqetësuese akuza që ka ngritur opozita”, tha Lami.(F.M/Faxweb.al)