Presidenti i vendit Ilir Meta, mbajti ditën e sotme një konferencë ku atakoi ashpër qeverinë në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në funksion të fushatës. Meta theksoi se bërja publike e këtyre të dhënave mund të keqpërdoren nga mafia ndërkombëtare.
“Edi Rama me çfarë të drejte diskriminon shqiptarët nga raca, feja, bindja politike, apo kë kanë prind, duke i vendosur në bazën e të dhënave këto specifikime.
Edi Rama kush do mbajë përgjegjësi nëse të dhënat keqpërdoren nga mafia ndërkombëtare. Dje ju dhash të dhënna me atë që kishte ndodhur në Bashkinë e Pustecit dhe në Maqedoni.
A beson ti Edi Rama se duke publikuar të dhëna të drejtuesve të gjyqësorit, të personave të rëndësishëm për sigurinë kombëtare, mund t’i bësh ata vulnerabël duke ndihmuar agjenturat e huaja që janë shumë aktive në Shqipëri, veçanërisht në kohë fushatë.
Ndaj i kërkoj prokurorisë të nis menjëherë hetimet. U drejtohem prokurorëve. Ju duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj që ju survejojnë. Të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në një rrezik madhor, sidomos vota dhe zgjedhjet e 25 Prillit”, tha Meta.