Kandidati për deputet i PS për Tiranën, Plarent Ndrecaj, ka thënë mbrëmjen e sotme se nuk sheh ndonjë hata të madhe nga përdorimi i të dhënave në databasen e PS-së për qëllim elektoral.
Ndreca ishte i ftuar në Abc për të folur për përdorimin e database shtetërore të E-Albania për fushatë, ku ai deklaroi se ky ishte një veprim krejt normal.
I pyetur nëse është shkelur ligji, Ndrecaj tha se në asnjë rast nuk ka pasur përdorim të paligjshëm të të dhënave dhe sipas tij të dhënat përdoren nga çdo parti politike serioze.
“Informacioni që është në database të PS janë ato të dhëna që janë dhënë nga mbështetësit tanë. Unë nuk shoh ndonjë hata. Si çdo parti të dhënat i marrim në kontakt të drejtpërdrejtë. Çdo anëtar i PS ka kontakt me çdo individ dhe jep informacion mbi preferencat politike të personave që njeh”, tha Ndrecaj.
Pjesë nga intervista në studio:
Pyetje: Keni informacion se kush janë votuesit e kundërshtarëve?
Ndrecaj: Sigurisht që kemi. Kemi aq sa njohje kanë strukturat tona.
Pyetje: Si përdoret informacioni?
Ndrecaj: Numrat e telefonit janë për kontakt me strukturat tona, por informacioni mbi preferencat politike na jep mundësinë se si ne të luajmë në fushatë.
Pytetje: Ka terren për të shkelur vijon ligjore apo morale?
Ndrecaj: Ky nuk është presion, është fushatë që bën çdo parti për të bindur ata që votojnë. Këtë informacion e ka çdo parti politike serioze.
Pyejte: Është e ligjshme?
Ndrecaj: Informacion mbi votuesin, mbi qasjen e një pjesë të qytetarëve, e theksoj se çdo parti serioze ka informacion mjaftueshëm për votuesin.
(E.H/Faxweb.al)