Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Përdori teknikën e “Kurthit të ëmbël”, gjendet një spiune kineze në një bazë ajrore në Angli

Një “spiune e dyshuar kineze” është gjetur e fshehur në një garderobë në një bazë të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, ku ajo kishte qëndruar për dy javë me të dashurin e saj teknik avionash, raporton “Daily Mail”. Gruaja thuhet se është kapur duke u fshehur gjysmë e zhveshur midis rrobave të të dashurit të saj në “RNAS Yeovilton” në Somerset.

Baza e Marinës është shtëpia e Forcave të Helikopterëve Komando dhe helikopterët Merlin, si dhe një numër helikopterësh Wildcat – të cilët do të bashkohen me transportuesin e avionëve “HMS Queen Elizabeth” kur të vendoset në Detin e Kinës Jugore më vonë këtë vit.

Tekniku, i cili është pjesë e njësisë Komando, thuhet se u ka thënë eprorëve të tij se gruaja është e dashura e tij dhe ka mohuar që ajo të jetë një spiune kineze. Sidoqoftë, sipas “The Sun”, kolegët besojnë se burri mund të ketë rënë viktimë e një komploti që njihet si “kurth i ëmbël”. “Kurthi i ëmbël” është një veprim spiunazhi ku agjentët joshin objektivat e tyre në mënyrë që të marrin informacione sekrete.

Raportohet se gruaja, e cila ka lindur në Azi por thuhet se është një qytetare hollandeze, u shoqërua nga baza me roje të armatosura. Thuhet se ajo u largua menjëherë nga Britania e Madhe. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes foli për “Mail Online”: “Marina Detare Mbretërore merr me seriozitet të jashtëzakonshëm çdo shkelje të sigurisë ose udhëzimet e Covid.

Sidoqoftë, një burim sigurie i tha “The Sun”: “Ka të gjitha shenjat dalluese të një kurthi të ëmbël dhe shefat e Marinës nuk mund të rrezikonin.

Tekniku, i cili po shërben me Skuadron Ajrore Detare 847, u tha shefave të Marinës se ai u takua për herë të parë me gruan gjatë pushimeve në vitin 2019.

Ai thuhet se e kishte fshehur atë në bazën Somerset në bagazhin e makinës së tij kur u kthye nga pushimi i Krishtlindjes. Incidenti vjen teksa tensionet janë gjithnjë e në rritje midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *