Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Përdhunuan turisten 19-vjeçarja, Salvini kërkon ndëshkim drastik për 3 autorët: Të tredhen!

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka bërë thirrje që tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e një turisteje 19-vjeçare të kastrohen kimikisht nëse shpallen fajtorë.

Turistja akuzoi Roberto Mirabellan, 20 vjeç, Salvatore Castrogiovannin, 19 vjeç dhe Agatino Spampinaton, 19 vjeç, se e kanë joshur atë në një bar në Catania, në bregun lindor të Sicilisë, përpara se ta përdhunonin në makinë dhe të filmonin sulmin.

Pas arrestimit të tre personave, Salvini  u shpreh në Twitter të mërkurën: -“Asnjë lehtësim për krimbat ngacmues që përdhunuan një turiste. Tu jepet dënim i merituar dhe kastrim kimik! ‘

Kastrimi kimik përbëhet nga shfrytëzimi i barërave dhe substancave kimike të cilat “vrasin” seksualitetin dhe libidon, pa u përdorur sterilizim apo heqjen e organeve.

Ngjarja ka ndodhur me 15 mars, ku tre të rinjtë i ofruan asaj për të pirë në një bar. Më pas e futën me forcë në makinë dhe e përdhunuan. Viktima u përpoq të thërriste  fshehtas policinë, por grupi e ndaloi.

Policia identifikoi tre të dyshuarit pasi njëri nga djemtë i dërgoi viktimës një video të sulmit seksual.  Vajza amerikane, e cila ishte në qytet prej tre muajsh, gjithashtu tregoi incizimet e të dyshuarve që e filmuan ndërsa ishte në klub,shkruan Tch.

Mirabella, Castrogiovanni dhe Spampinato, u arrestuan me dyshimin për përdhunim më 21 mars dhe u dërguan në burgun e Piazza Catanianas në Lanza. Të tre ata i mohojnë akuzat. Vajza është kthyer tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.