Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përdhunoi 13-vjeçaren, arrestohet në flagrancë i riu në Sarandë

Në prangat e  policisë së Sarandës ka rënë një 21-vjeçar  pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Rasti është denoncuar nga e ëma e vajzës. Mësohet se e mitura është vetëm 13-vjeç. Autori i kësaj vepre të rëndë është  Vangjel Selimi i cili është arrestuar në flagrancë.

DETAJE:

“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë  sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”,  parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal.(J.V/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.