Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas intervistës së Xhensila Malokut, në një nga televizionet shqiptare. Sipas Kryemadhit ajo është detyruar ndaj edhe prokuroria duhet ta hetojë.
Ndërkaq Kryemadhi nuk ngurron t’i bëjë edhe apel të gjithë institucioneve, shoqatave të grave që t’i dalin në mbrojtje asaj.
“Tre herë e ka denoncuar Xhensila Maloku në polici dhe tre herë e ka tërhequr, nga pambrojtja e drejtësisë shqiptare. Më e tmerrshme ishter ajo e ditës së sjeshme e intervistës në një televizion. Policia duhet të hetojë kush ishin ata persona që e dërguan në atë televizion dhe e detyruan. Nuk më bën çudi përfshirja e Taulant Ballës në këtë ngjarje. Drejtësia është e kapur nga vet djali i deputetit socialist, i cili është edhe ligji dhe maliqi. Mjafton të gjesh edhe fotot e deputetit socialist do e kuptoni që është në ndjekje penale, një rast i ndjekjes penale është i zgjedhjes së 2017-ës.
Duhet t’i japim forcë Xhensila Malokut që të denoncojë përdhunuesin e saj. I bëj thirrje figurave publike që t’i dalin në krah Xhensila Malokut.
Ajo është një nga rastet që nuk përfunduan me snajpër, por ka përfunduar me frikësimin e një vajzë të re, ndaj I bëj thirrje të gjithë atyre prokurorëve të ndershëm policëve të ndershëm që të mbrojnë Xhensila Malokun. Ajo ka nevojë për ndihmë ekonomike më shumë sesa deklarata morale. Duhet reagim nga qytetarët shqiptarë, që disa fëmijë të llastuar dhe të përkëdhelur të pushtetit të Ramës janë kthyer në kriminelët e fëmijëve shqiptarë“, tha ajo.
(J.D/Faxweb.al)