Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Perceptimi i korrupsionit, Shqipëria renditet e 13-a në botë

Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Për periudhën 2018-2020, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.901, duke u renditur e 13-a në botë, në pozicion të njëjtë me raportin e një viti më parë.

Qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Në vend të parë në botë është Kroacia, e ndjekur nga Rumania, Bullgaria, Bosnjë Hercegovina. Në listë përpara nesh janë dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë, është Singapori. Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendte nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia.

Shqipëria u rendit për 2018-2020, e 93-a në botë në indeksin total të lumturisë, duke qenë ndër tre të palumturat në Europë, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, por në përmirësim nga viti i mëparshëm, kur ishte në pozicionin e 105 dhe në fund të Europës. Më e lumtura në rajon është Kosova, në vendin e 33. Ndërsa e para në botë vijon të mbetet Finlanda.

Lexo edhe këtë: Lumturia? Jeton në Finlandë…

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në më shumë se 150 vende të botës, të cilëve ju kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Raporti analizon vendet në lidhje me performancën e tyre sipas gjashtë variablave në veçanti:

-Prodhimi i brendshëm bruto për frymë

-Mbështetja sociale

-Pritshmëria për një jetë të shëndetshme

-Liria për të bërë zgjedhjet në jetë

-Bujaria e popullatës

-Perceptimet e niveleve të korrupsionit

Për mbështetjen sociale, Shqipëria renditet në vendin e 125, nga 149 shtete, duke qenë e fundit në Europë dhe ndër të fundit në botë. Listën e kryesojnë Islanda e vendet nordike.

Për të ardhurat për frymë, Shqipëria renditet e 78-a, por mbetet ndër më të varfërat e Europës, duke ia kaluar vetëm Kosovës.

Shqipëria renditet më mirë në treguesin e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme, në vend të 44, duke lënë pas shtetet e rajonit.

Ata mendojnë në mënyrë të moderuar se kanë liri për të bërë zgjedhjet në jetë, duke u renditur në vendin e 80, por më mirë edhe se Belgjika, apo se vendet e rajonit (me përjashtim të Kosovës).

Shqiptarët nuk janë as shumë bujarë (vendi 71), por gjithsesi më mirë sesa disa shtete të zhvilluara të Europës, si Franca, Finlanda, Spanja etj.

Pse Kosova e varfër është ndër më të lumturat e Europës

A e blen paraja lumturinë? Në rastin e Kosovës ky pohim duket se nuk qëndron. Ndonëse është zyrtarisht shteti më i varfër në Europë dhe ndër më të korruptuarit, shtetasit e saj rezultojnë më të lumturit në Ballkan dhe pozicionohen në vendin e 33-të në botë. Shtetasit e Kosovës janë më të lumtur se polakët, rumunët, serbët, hungarezët, portugezët, grekët etj.

Për shtetasit e saj duket se rëndësi kanë elementë të tjerë, si liria për të bërë zgjedhje në jetë (47), apo bujaria, ku ata renditen të dhjetët në botë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.