Pritja e organizuar nga Myftinia e Vlorës për autoritetet dhe qytetarët, ka paraqitur një tablo të trishtë. Edhe pse të gjithë autoritetet lokale, përfaqësues të politikës dhe jo vetëm u ftuan për të marrë pjesë në pritjen e Fiter Bajramit, në fakt në Vlorë politika edhe këtë herë përçau festën festare.
Në pritje u vu re mungesa e theksuar e autoriteteve. Asnjë përfaqësi nga institucionet vendore dhe as nga politika. Përjashtim patën vetëm pak raste, 1 deputet, 1 ish deputete dhe 1 kandidatë.
Në pritjen e Myftinisë mori pjesë vetëm deputeti i PS Vullnet Sinaj, ish deputetja e PD Nada Mecorapaj dhe ish kandidati i pd Gëzim Ademaj.
Në pritje mungoi kryetari i bashkisë, prefekti, kryetari i qarkut dhe të gjithë drejtuësit e institucioneve. As përfaqësues të politikës nuk morën pjesë.
Përkundër thirrjeve për të qenë të bashkuar, kjo festë vec bashkimit fetar, rezultoi e trishtë nga mesazhi përcarës që dhanë drejtuesit vendor me mospjesmarrjen e tyre.
(E.K/Faxweb.al)