FlashSportTe FunditTe Gjitha

Përballja vendimtare e Kombëtares Shqiptare, çfarë flasin statistikat

Sot zhvillohet n ë “Elbasan Arena” sfida midis Shqipëris ë dhe Moldavi ës ë , Shansi i fundit për EURO 2020.

Shqipëria vjen p ërballjen e sotme pas humbjes 1-0 në Islandë, që rezulton të jetë ndeshja e 9 radhazi e kuqezinjve në të cilën njëra skuadër apo asnjëra nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Vetëm një fitore kthen kuqezinjtë në rrugën e duhur dhe mban gjallë shpresën për kualifikimin në ndjekje të tre skuadrave që renditen para nesh në Grupin H.

Ekipi i drejtuar nga Reja duhet të gjejë medoemos golin sipas kësaj statistike, pasi në 5 ndeshjet e fundit që ka fituar, kur ka shënuar nuk i ka lejuar kundërshtarit të gjejë rrjetën e portës tonë.

Në 7 ndeshjet e fundit zyrtare në fushën tonë, vetëm njëra skuadër ka ditur të gjejë rrjetën dhe fatkeqësisht, kanë qenë miqtë që e kanë bërë më shpesh pasi bilanci në këtë periudhë është 2 fitore e 5 humbje.

Besimi i përfaqësueses shqiptare për një sukses vjen edhe nga fakti se fitorja e Moldavisë ndaj Andorrës ishte vetëm e 5-ta në 50 ndeshjet e fundit që ka luajtur.

Të gjitha këto suksese kanë qenë ose kundër Andorrës, ose kundër San Marinos që është skuadra me renditjen më të dobët në FIFA.

Moldavia nuk ka një bilanc të mirë gjithashtu edhe me pësimin e golave. Të 7 humbjet e fundit në ndeshje zyrtare jashtë fushe, kanë qenë me 2 apo më shumë gola diferencë.

Ndërkohë, përfaqësuesja shqiptare duhet n ë 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Shqipëri, goli i parë i takimit është shënuar në minutën e 21-të ose të 22-të.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.