Finlanda pritet që sot të thotë se dëshiron të anëtarësohet në NATO, në një ndryshim të madh të politikës së sigurisë.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 810 miljesh dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka rritur gradualisht bashkëpunimin e saj me NATO-n si një nga vendet ‘partnere’ të saj që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014.
Por ajo është frenuar nga anëtarësimi në fakt për të ruajtur marrëdhënie miqësore me fqinjin e saj lindor.
Megjithatë, sot presidenti Sauli Niinisto pritet të shpallë synimin e tyre zyrtar për të aplikuar. Qeveria dhe parlamenti pritet të japin gjithashtu miratimin e tyre.
I pyetur nëse Finlanda do të provokonte Rusinë duke iu bashkuar NATO-s, presidenti Niinisto tha se fajin do ta kishte presidenti rus Vladimir Putin.
“Përgjigja ime do të ishte se ju e shkaktuat këtë. Shikoni pasqyrën,” tha ai.